FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panuçi ndryshon mendje, rikthen “të vjetrit” në formacionin ndaj Ukrainës

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi  ka në mendje një tjetër ndeshje me Ukrainën, për të kompletuar zborin me ekipin kombëtar, që me shumë gjasa do të jetë i fundit përpara startit zyrtar. Të rinjtë që thirri në forcë për të freskuar skuadrën zhgënjyen me sukses të plotë dhe strategu italian nuk ka shumë kohë për të humbur, ndaj ka bërë hapa mbrapa, duke thirrur në apel ata me më shumë eksperiencë.

Me Berishën që konfirmohet mes shtyllave, në mbrojtje janë edhe Hysaj në të djathtë, ndërsa do të provohet në të majtë Veseli, për t’i dhënë zgjidhje dilemës së mbrojtësit të majtë, pas përjashtimit të Agollit. Rreshtimi nuk do të jetë si në ndeshjet e mëparshme, por me një vendosje më të fortifikuar. Përpara mbrojtjes e nis nga fillimi Sabien Lilaj, që shihet si ekuilibrist mes reparteve. Roshi do të luajë si një mesfushor i pastër në të djathtë, në qendër do jenë Ndoji dhe Ramadani, ndërsa duket i rikuperuar Lenjani, që do të nisë si mesfushor i majtë.

Për të plotësuar rreshtimin 4-1-4-1, në majën e sulmit mendohet që të nisë ndeshjen Manaj. Këtë rreshtim, Panucci e ka praktikuar pasditen e së premtes, pak minuta pasi u konfirmua që ndeshja do të luhet në stadiumin e Evianit. Kombëtarja ka nevojë të testohet dhe këtë e kërkon më shume Panucci, që kërkon të jetë i qartë për futbollistët dhe skuadrën që do të ketë në dispozicion për fushën e re kualifikuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni i mundshëm 4-1-4-1: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Veseli; Lilaj përpara mbrojtjes; Roshi, Ramadani, Ndoji, Lenjani; dhe Manaj i vetëm në sulm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?