FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Para Champions, Skënderbeu dy javë përgatitje në Austri

Ende pa u mbyllur festimet dhe jehona e titullit të pestë radhazi kampion, Skënderbeu mendon për Europën. Ashtu si edhe në vitet e shkuara, skuadra korçare do të akomodohet në Tirol të Austrisë për rreth 3 javë. Bardhekuqtë do të spostohen në Austri më 14 qershor dhe do ta përfundojnë fazën përgatitore në 7 Korrik. Ky vendim është marrë për shkak të kushteve optimale që ofron klima malore në muajt më të nxehtë të vitit. Skuadra do të grumbullohet fillimisht në kompleksin “Tropikal” në Durrës përpara nisjes për në Austri ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Drejtuesit e klubit nuk kanë bërë ende me dije kundërshtarët e kampionëve por aktualisht po punohet për caktimin e kundërshtarëve ndaj të cilëve Skënderbeu do të kryejë testet e fundit përpara nisjes së eleminatoreve të UEFA Champions League. Gjatë vitit të shkuar, korçarët zhvilluan 6 ndeshje miqësore të cilat shërbyen për të fituar formën optimale për ndeshjet europiane. Pak ditë më parë, Skënderbeu fitoi titullin e 6 kampion dhe të pestin radhazi, duke regjistruar një arritje historike për futbollin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?