FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paratici: Pirlo zgjedhje juventine, shpresojmë të bëjë si Zidane!

Drejtuesit e Juventusit brenda pak orësh vendosën që të emëronin Andrea Pirlon në krye të ekipit. Një zgjedhje e beftë dhe mbi të gjitha e guximshme kjo e drejtuesve të klubit bardhezi, pasi Pirlo nuk ka asnjë eksperiencë si trajner dhe do ta nisë këtë rrugëtim në pankinën e një skuadre si Juventus, që është mësuar me trofe në çdo sezon.

Drejtori Sportiv i bardhezinjve Fabio Paratici, në një deklaratë për mediat italiane, shpjegoi edhe arsyet që e çuan Juventusin t’i besojë pankinën një emri si Andrea Pirlo.

“Ishte një zgjedhje natyrale, një zgjedhje juventine. Pirlo është një djalë që ka qenë me ne, ka luajtur për ne dhe ka qenë vazhdimisht në kontakt me klubin. Menduam edhe se mund të jetë i predestinuar për t’u bërë trajner, ashtu siç ishte edhe si futbollist”, deklaroi Paratici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresojmë që Pirlo të ketë të njëjtën rrugë si Zinedine Zidane, por këtë herë jemi të gjithë në një territor të paeksploruar, pasi vijmë pas 9 triumfesh radhazi në kampionat, diçka e pazakontë dhe nuk e dimë se si do të sillemi në sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të ardhmen time ka folur qartë presidenti Agnelli dhe nuk dua të shtoj asgjë përveç faktit që kam më tepër se 10 vite këtu e ndihem shumë mirë”, u shpreh drejtuesi i bardhezinjve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?