Parizani zbulon sa bileta janë shitur 3 orë para startit të derbit
Na ndajnë më pak se 3 orë nga fillimi i derbit në stadiumin Kombëtar “Air Albania”. Interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm, teksa Partizani ka njoftuar se 3 orë para ndeshjes, janë shitur plot 19.000 bileta.
Një numër ky shumë i lartë, i cili pritet të rritet akoma edhe më shumë në orët në vazhdim, pasi shitja e biletave vijon me ritme të larta.
Njoftimi i klubit:
“Klubi njofton se vijon interesimi i jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana i cili luhet sonte në “Air Albania Stadium” ora 19:00.
19.000 bileta është deri më tani numri i biletave të shitura deri tani. Nxitoni për biletat e fundit që të jeni pjesmarës në Derbin Historik”

KOHA JONË SONDAZH

