FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani “blindon” mbrojtjen, rinovon me Belicën

Egzon Belica zgjat kontratën me skuadrën e Partizanit. Shtatlarti u mendua se do të largohej në përfundim të sezonit, por klubi e ka bindur dhe ka rinovuar me të.

28-vjeçari ka rinovuar deri në vitin 2021 me kampionët e Shqipërisë. Ai ishte pjesë e formacionit në sezonin që lamë pas, aty ku “Demat e kuq” fituan titullin kampion.

“Klubi zyrtarizon sot zgjatjen e bashkëpunimit me Egzon Belicën. Mbrojtësi 28 vjeçar dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re e cila e konfirmon pjesë të kampionëve deri në 2021. Palët konkretizojnë kështu pozitivisht të ardhmen e titullarit te Partizani’, ka shkruar klubi i të kuqve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?