Partizani dhuron spektakël, shkatërron Erzenin me 10 lojtarë

Partizani luan më mirë me 10 futbollistë se me 11, duke marrë një fitore të thellë 3-0 ndaj Erzenit dhe pse luajti me një lojtar më pak gjithë ndeshjen.

Ndeshja për të kuqtë nisi si mos më keq duke qenë se në minutën e katërt edhe pas konsultimit me VAR, Maguette u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli ndaj Kadriut.

Skuadra e Coleillës luajti mirë dhe gjeti golin avantazhin në fundin e pjesës së parë teksa Arinaldo Rrapaj ekzekutoi në një mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi duke mos i lënë asnjë shans shpëtimi portierit Xhika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Partizanin pasi në të 46-tën, gjetën golin me anë të Da silvas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të kuqtë nuk u ndalën me kaq, edhe pse në disavantazh numerik. Në minutën e 73-të, trefishuan shifrat me anë të Hotit duke mbyllur çdo llogari për ndeshjen. Me këtë trepikësh, të kuqtë ngjiten në kuotën e 37 pikëve duke u barazuar me Tiranën kryesuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?