Partizani fiton në 45 minutat e para derbin ndaj Tiranës, vendos goli i Skukës (VIDEO)
Sporti E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 20:58
Partizani e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Tiranës në derbin që po luhet në “Air Albania”. Në minutën e 4-t, Të Kuqtë do të gjenin menjëherë golin, teksa pas një aksioni nga e majtë, Xhuliano Skuka është në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë.
Sfida nisi me disa minuta më vonesë për shkak se tifozeritë e të dyja skuadrave hodhën flakadanë të shumtë dhe kapsolle në fushën e lojës.
KOHA JONË SONDAZH

