FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani godet, Gilman Lika bëhet i kuq pas Plakut dhe Bicajt

Pas blerjeve të Sebino Plakut dhe mbrojtësit Ditmar Bicaj, vjen goditja e madhe e radhës e Partizanit. Mesfushori shkodran, Gilman Lika, do të zyrtarizohet sot pasdite si blerja e fundit e të kuqve në merkaton e verës. Akordi është arritur zyrtarisht mes palëve, teksa Lika pranoi ofertën e drejtuesve të Partizanit para asaj të Tiranës dhe të Skënderbeut. Tirana nuk merr pjesë në Kupat e Europës, ndërsa te Skënderbeu mesfushori shkodran ka provuar një eksperiencë të kaluar në Europë dhe më tej ai është larguar. Ish-mesfushori i Vllaznisë gjatë pjesës së dytë të këtij kampionati, konsiderohej një ndër elementët më cilësorë të merkatos së ekipeve shqiptare gjatë muajve të verës. Presidenti Gaz Demi ka bindur më në fund mesfushorin shkodran dhe ai pritet të dalë nesër nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova, për të qenë pjesë e Partizanit gjatë Kupave të Europës dhe sezonit tjetër futbollistik. Mbrojtësi lezhjan Ditmar Bicaj dhe sulmuesi Sebino Plaku, ishin blerjet e tjera të bujshme të Partizanit, që mbetet skuadra më aktive deri tani në merkato. Sipas presidenti Gaz Demi, merkato sapo ka filluar.       

Gilman Lika (karriera)

2004–2008           Vllaznia                

Swiss Digital Desktop Reklama

2008–2009           Hacettepe          

Swiss Digital Mobile Reklama

2009–2010           Boluspor             

2010–2011           Diyarbakırspor  

2011–2013           Tirana   

2013                    Al-Faisaly            

2014                    Flamurtari

2015–                 Vllaznia

2015-16             Partizani

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?