Partizani humbet “pjesët”, Rrapaj transferohet zyrtarisht në Bullgari

Arinaldo Rrapaj do të vijojë karrierën e tij në Bullgari tek Ludogorets. Klubi i kuq humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm, ndërkohë që ka përfituar 200 mijë euro të tjera.

Fantazisti aktivizua në gjysmën e parë të këtij edicioni në 18 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol, ndërsa edicionin e shkuar luajti 32 ndeshje duke e gjetur rrugën e rrjetës dhe në 6 raste.

24-vjeçari në të shkuarën ka qenë pjesë e Flamurtarit ku dhe spikati, për të kaluar 1 sezon më pas tek Skënderbeu e për të vijuar tek Partizani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori është aktivizuar me moshat e Shqipërisë, ndërsa u grumbullua dhe nga skuadra e parë për ndeshjet miqësore me ekipin e parë të Kombëtares ndaj Katarit dhe Arabisë Saudite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrapaj bëhet lojtari i tretë i formacionit që largohet jashtë Shqipërisë gjatë këtij janari, teksa më parë edhe Xhuljano Skuka u largua drejt Francës dhe Eneo Bitri drejt Çekisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?