Partizani me 5 mungesa në Vlorë, Duro: Por, fiton Skënderbeu me Tiranën

Shpëtim Duro konfirmon 5 mungesa sigurta në transfertën e radhës  me Flamurtarin. Ndeshja do të luhet  këtë të shtunë, megjithatë Duro u shfaq i pashqetësuar për këtë fakt, duke pasur besim  të plotë tek të gjithë futbollistët që ka në dispozicion. Nderim Nexhipi, Idriz Batha dhe Astrit Fazlliu janë të pezulluar për arsye kartonësh, ndërsa nga stafi mjekësor ka ardhur konfirmimi se portieri Alban Hoxha dhe Emiljano Vila nuk mund të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës për arsye dëmtimi. Në dyshim mbetet aktivizimi i Lorenc Trashit. – “Kemi 5 mungesa të sigurta, 3 janë për arsye pezullimi ndërsa dy lojtarë të tjerë janë të dëmtuar. Megjithatë unë kam besim tek të gjithë lojtarët. Tani e kemi në dorë fatin tonë, metri fitore në ndeshjet e fundit sigurojmë vendin e dytë pse të tretë,” – theksoi Duro. Për trajnerin e Partizanit janë edhe tri finale për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League. Të kuqtë mbeten favoritë për faktin se kundërshtarët nuk kanë më objektiva për të arritur. – “Ndoshta kjo situatë është në favorin tonë, por të mos harrojmë se Flamurtari, gjithmonë ka nxjerrë talente sikurse është Bregu. Me kujton Gjondedën në miniaturë,” – theksoi ai.

Partizani i hoqi Tiranës dy pikë në derbi dhe m ori nga ana e tij një pikë. Tashmë të kuqtë synojnë ta parakalojë kundërshtaren e përjetshëm në renditjen e përgjithshme, ndaj Duro nuk e fsheh dëshirën që në “Qemal Stafa”, të triumfojë Skënderbeu. – “Unë s’kam pse ta fsheh dua që të fitojë Skënderbeu, sepse kështu i leverdis Partizanit por edhe për faktin se jam shpallur kampion me korçarët.”  Deklaratën e kapitenit të korçarëve Bledi Shkëmbi, se Partizani do ta përfundojë kampionatin në vendin e dytë Duro e komentoi shkurtimisht me një batutë. – “Unë i kam thënë më parë Shkëmbit se do të shpallet kampion.” Partizani, sikurse Tirana luftojnë në tre ndeshjet e fundit për tre vendet e para, që të sigurojnë një biletë në Europa League. Duket se titulli kampion do të shkojë sërish në Korçë, ndërsa Kukësi ka një shans nëpërmjet kupës për një biletë në Europa League.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoria Superiore

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e 34-ët/ Nesër

Teuta- Kukësi                   16:00    

Vllaznia-Laçi                    16:00

Tirana- Skënderbeu        19:00

Flamurtari – Partizani      16:00    

Apolonia-Elbasani           16:00    

 

Klasifikimi

Skënderbeu      72

Tirana               67

Kukësi               66

Partizani            64

Laçi                   60

Flamurtari          38

Vllaznia              35

Teuta                  26

Apolonia             22

Elbasani             14

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?