Partizani me mungesë të rëndësishme ndaj Laçit
Partizani do të vuajë mungesën e Rexhepit në transfertën e vështirë të së dielës ndaj Laçit.
Mbrojtësi 26-vjeçar nuk ishte i pranishëm me pjesën tjetër të grupet gjatë stërvitjes për shkak të tërheqjes që pësoi në takimin e shtëpisë me Kastriotin.
Partizani, në fakt, qëndroi dy ditë pushim në përfundim të sfidës së fundjavës së kaluar, por kjo kohë e shkurtër nuk mjafton që mbrojtësi ta kalojë shqetësimin fizik. Rexhepit do t’i duhen 10 ditë stërvitje e diferencuar (fazë rikuperuese), për të qenë sërish nën urdhrat e Gegës.
Në vend të Rexhepit në qendër të prapavijë do të rikthehet Atanda, i cili në sfidat e fundit është aktivizuar si mesfushor shkatërrues.
KOHA JONË SONDAZH

