Partizani merr fitoren e parë në miqësore, mund Krakovian me Cardoson (VIDEO)

Pas dy humbjeve në miqësoret e para, Partizani ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj Krakovias. Goli i Lucas Cardosos në pjesën e dytë mjaftoi për të vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi, vetëm pak ditë para mbylljes së fazës përgatitore në Slloveni.

Takimi që nisi në një orar të pazakontë, në 10:30. Në formacionin titullar të të kuqve binte në sy mungesa e Lorenc Trashit, në vend të të cilit ishte preferuar shkodrani Hakaj. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin formacion, ndërsa ndryshimet erdhën në minutën e 68-të, me Hoxhën, Çinarin dhe Asani që ua lanë vendet Livio Malajt, Mensah dhe Cardozos. Pikërisht ky i fundit, shënoi edhe golin për të kuqtë në minutën e 74-t të takimit. Trajneri Lerda u dha mundësinë e aktivizimit edhe Brojas dhe Kodrës në vend të Hilës dhe Kotes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?