Partizani mund Laçin dhe i afrohet Europës, Flamurtari luan tenis ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Partizani vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Viktima e radhës së të kuqve ishte Laçi, të cilën e mundi minimalist 1-0 në “Air Albania Stadium”.

Në minutën e 11-të, një gabim në mbrojtjen e kurbinasve u shfrytëzua më së miri nga Broja që shërbeu për Çinarin. Sulmuesi i Partizanit e shoqëroi “sferën “ në rrjetë. Me këtë sukses ekipi kryeqytetas afohet edhe më shumë me zonën europiane, teksa ndodhet në vendin e pestë me 47 pikë.

Në duelin mes dy vendeve të fundit, fitues ka dalë Flamurtari, që triumfoi 6-1 ndaj Luftëtarit. Ardit Hoxhaj spikati me tri gola, ndërkohë që Ramos dhe Ribaj dy herë shënuan emrin e tyre në listën e shënuesve. Në krahun tjetër golin e nderit e realizoi Oshafi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?