Partizani mundet nga një ekip hungarez, Kukësi barazon sërish

Partizani dhe Kukësi kanë zhvilluar testet e fundit gjatë mini-fazës përgatitore në Antalia të Turqisë. Të Kuqtë janë mposhtur edhe në testin e dytë miqësor në kuadër të përgatitjeve që po bën për pjesën e dytë të sezonit. Skuadra e Sormanit ka pësuar një disfatë 2-0 nga Budapest Honved.

Hungarezët shënuan nga një gol për çdo pjesë, ku spikati ish-sulmuesi i Juventusit, Davide Lanzafame, i cili shënoi në minutën e 36-të një super gol nga goditja e dënimit. Në pjesën e dytë ishin përsëri lojtarët e Honved që shënuan me anë të Cipf në minutën e 62-të, duke mbyllur gjithçka në 2-0.

Kukësi ndërkohë u ndal në një barazim pa gola ndaj skuadrës rumune Poli Timisoara.Verilindorët e drejtuar nga Shpëtim Duro zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë, duke dominuar takimin dhe krijuar një mori rastesh për shënim, por nuk ia dolën të shënojnë të paktën një gol në portën kundërshtare. Ky ishte barazim i dytë i Kukësit në miqësoret në tokën turke, pasi më herët kishte barazuar edhe ndaj Yeni Malatyaspor, ndërsa këto ditë pritet edhe rikthimi në Shqipëri, për të qenë gati për rifillimin e kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?