Partizani ndalet dhe ndaj Egnatias, shkon në -3 nga Tirana
Partizani bën një tjetër ndalesë në shtëpi ndaj Egnatias. Të Kuqtë barazuan 1-1 me rrogozhinasit dhe humbin një shans ideal për të ngushtuar diferencën me Tiranën në krye.
Skuadra e Colellas e nisën vrullshëm takimin dhe kishin një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh me Tedi Carën nga pika e penalltisë në pjesën e parë. Sulmuesi nga Kavaja mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, por u ndal mjaft mirë nga Alen Sherri.
“Demat” duhet të prisnin minutën e 80-të për të gjetur golin e avantazhit. Engjëll Hoti shënoi për Partizanin, duke marrë një asist nga Hadroj.
Egnatia arriti të barazonte rezultatin vetëm 7 minuta më vonë. Dëamena vendosi ekuilibrat pas një kontrolli perfekt në zonë dhe shtangu me gjuajtjen në shtyllën e parë portierin Alban Hoxha.
Partizani mbetet në vendin e dytë me 31 pikë ndërsa Egnatia merr një pikë të rëndësishme teksa mban vendin e pestë me 27 pikë.


KOHA JONË SONDAZH

