Partizani nuk di të fitojë më, mundet edhe nga Teuta (VIDEO)

Partizani ka harruar se si fitohet. Skuadra e drejtuar nga Giovanni Colella pësoi një tjetër humbje 0-2 në fushën e saj ndaj Teutës.

Ekipi i Edi Martinit ka rilindur dhe jo vetëm i është larguar fundit, por po sheh edhe nga Europa. Ndeshja u vendos nga golat e dy “ish”-ve.

Në pjesën e parë ishte Albion Marku që lëshoi një goditje spektakolare me të majtën dhe ndali topin në trekëndëshin e portës së Alban Hoxhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sherif Kallaku, i rikthyer te Teuta vetëm pak ditë më parë, do të shënonte edhe golin e dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, me një ekzekutim të saktë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, “Djemtë e detit” ngjiten në kuotën e 21 pikëve, vetëm 5 më pak se Egnatia e vendit të katërt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?