Partizani pëson një humbje të turpshme ndaj Beslidhjes, Kukësi fiton (VIDEO)
Faza e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë ka rezervuar surpriza të mëdha në ndeshjet e para. Padyshim mbi të gjitha spikat humbja e rëndë 3-0 e Partizanit në transfertë ndaj Beslidhjes. Skuadra lezhjane ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës me Bushin 13’, Jovanovic 26’ dhe Fetaj një minutë nga fundi i pjesës së parë.
Të kuqtë ndërkohë nuk arritën që të shënonin qoftë një gol nderi në fraksionin e dytë. Në Tiranë, ekipi i drejtuar nga Adolfo Sormani duhet të fitojë me 4 gola diferencë për të kaluar në turin tjetër.

Por surprizat nuk u mbyllën me kaq, teksa Apolonia fitoi 3-0 ndaj Luftëtarit në ndeshjen e parë të luajtur në Fier. Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Kastriotit. Golat për bardheblutë, të cilët kaluan në disavantazh që në minutën e 10, u shënuan nga Dunga dhe Muçi (2 herë).
Skënderbeu fitoi 2-0 në transfertë ndaj Besës së Kavajës duke hedhur një hap drejt kualifikimit. Kukësi fitoi 1-0 në tranfertë ndaj Lushnjës me një gol të shënuar nga Maliqi në minutën e 19-të.
REZULTATET
Besëlidhja-Partizani 3-0
Vllaznia-Flamurtari 2-2
Lushnja-Kukësi 0-1
Erzeni-Teuta 1-3
Besa-Skënderbeu 0-2
Kastrioti-Tirana 1-3
Apolonia-Luftëtari 3-0
KOHA JONË SONDAZH

