FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas “katastrofës së fundit të Milan Inzaghi pret shkarkimin,gati Brochhi

Pas humbjes së fundit 1-3 me Genoa, në Seria A, trajneri i Milan, Pippo Inzaghi është vetëm një hap larg shkarkimit. Milani i tij po vuan shumë dhe humbi sërish me “San Siro”. Në fushë kuqezinjtë duhet të tregonin krenari dhe se ishin në krah të trajnerit, por në fakt krejt e kundërta ndodhi. Ndërkohë Pippo qëndron në pritje të vendimit të shoqërisë, teksa me qetësi ka drejtuar seancën stërvitore të radhës. Galliani nga ana tjetër duket se është pajtuar me idenë e largimit të Inzaghit dhe ka gati Cristian Brocchi, trajnerin e ekipit Primavera, për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit. Janë momente vendimtare këto për Milan, jo vetëm për Inzaghin por në fakt edhe për drejtuesit e shoqërisë. Presidenti Silvio Berlusconi po negocionon shitjen e një pjese të aksioneve për t’i hapur rrugë kështu fillimit të një epoke të re, si dhe për të mbyllur një epokë të lavdishme që për hir të së vërtetës nuk e meritonte këtë fund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?