FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Penalltia e dyshimtë për prekje të topit dorë të Hysajt, shkodrani “tërbohet” me arbitrin (VIDEO)

Në Itali vijojnë të përdorin VAR për të dhënë penallti shumë të dyshimta. Një e tillë është dhënë edhe në duelin që Napoli po luan ndaj Perugias. Në shtesën e pjesës së parë, Hysaj arrin të ndalë një top që po shkonte në zonë fillimisht me këmbë dhe më pas i shkon në dorë.

Arbitri pasi u konsultua me teknologjinë vendosi që të akordonte penallti, edhe pse shpesh herë ka pasur shumë polemika për këto raste, kur topi shkon në dorë pasi prek një pjesë të trupit.

Shkodrani nuk e priti aspak mirë vendimin e tij, teksa protestoi aq ashpër pas pjesës së parë sa u desh ndërhyrja e Gattusos për ta qetësuar. Penalltia do të ndalej nga portieri i Napolit Ospina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?