Pendohet Reali, kërkon të rimarrë në skuadër yllin e PSG

Real Madrid dëshiron të sjellë në shtëpi Achraf Hakimi. Siç raporton El Nacional, los blancos po vlerësojnë një ofertë të mundshme për Paris Saint-Germain për të blerë lojtarin maroken që ka luajtur dhe me Interin.

Klubi merengues në fakt po kërkon një zëvendësues të denjë për Dani Carvajal në krahun e djathtë. Reali e largoi në dy raste Hakimin, fillimisht në huazim te Dortmundi dhe më pas e shiti tek Interi në vitin 2020.

Mesa duket tashmë Ancelotti është penduar për këtë zgjedhje dhe synon ta keetë në skuadër për sezonet e ardhshme. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?