FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pep Guardiola del kundër Franz Beckenbauer

Pep Guardiola ka dalë kundër legjendës bavareze Franz Beckenbauer, i cili e kritikoi Mario Gotze-n, duke thënë se luan si fëmijë në një klub të madh si Bayern-i. Tekniku spanjoll ka pasur vetëm fjalë të mira për 22-vjeçarin, duke thënë se është një lojtar profesionist. –  “Mario është një profesionist, ndoshta më i miri që kam stërvitur. Ai ka stilin e tij të lojës, por ka shumë cilësi. Ne kemi nevojë për të, pavarësisht se mund të bëjë një ndeshje jo të mirë. Nuk i kuptoj kritikat ndaj tij, sikurse edhe për bisedën me “Ter Stegen”, ata janë shokë dhe nuk pse të bëhet problem nëse flasin pas ndeshjes”-, theksoi Pep Gaurdiola.

Tekniku i kampionëve gjerman ka qenë realist, kur është bërë fjalë për ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Barcelonës. Sipas tij, përmbysja është shumë e vështirë, por shpirti i tij luftarak i bën që të mos dorëzohen.  -“Ne kemi edhe 90 minuta për të luajtur dhe për të përmbysur rezultatin, por preferoj që të jem realist. Nuk do jetë aspak lehtë, por kam një shpirt luftarak, prandaj do tentojmë për të përmbysur. Lojtarët që ishin në ‘Camp Nou’ janë heronjtë e mi, ata japën gjithçka nga vetja, pavarësisht rezultatit që është tepër zhgënjyes”-, deklaroi Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?