Përballja para 78 mijë tifozëve e Florian Markut me ukrainasin
Boksieri Florian Marku ka informuar në lidhje me ndeshjen që do të zhvillojë kundër ukrainasit, Maxim Prodan. Fillimisht përballja ishte vendosur më datë 7 gusht, por Marku pësoi një dëmtim duke bërë që sfida të shtyhet në një datë tjetër.
Tani çdo gjë është vulosur dhe boksieri shqiptar Marku do të zbresë në ring më datë 25 shtator, në Angli në stadiumin e Tottenham, ku do të ketë 78000 ndjekës.
Ndeshja kryesore në këtë event do të jetë mes Anthony Joshua dhe Alexandër Usyk, për titullin kampion të peshave të rënda. “Siguroni biletat tuaja për datën 25 shtator.
KOHA JONË SONDAZH

