Perez bën gati 350 milionë euro për të rrëmbyer brazilianin Neymar

Lajmi vjen nga Barcelona, por ka lidhje me Real Madridin. Bëhet fjalë për të ardhmen e Neymar, i cili ka luajtur me skuadrën blaugrana për 4 sezone, teksa prej kohësh ka pasur zëra për një rikthim te blaugranët. E përditshmja katalanase “Sport”, shkruan se Fiorentino Perez ka bërë një ofertë bombë prej 350 milionë euro për Neymar, për ta rrëmbyer nga PSG. Neymar ka ende edhe tri vite të mbetura në kontratën aktuale në “Parce des Princes”. Klubi i bardhë e ka kontaktuar tashmë futbollistin brazilian për t’i shpjeguar synimet që ka.

Presidenti i të bardhëve është i bindur se oferta e tij, e cila shënon një kulm të ri në historinë e futbollit, do të jetë bindëse për pronarët e PSG, si dhe vetë Neymar Jr., i cili në vitin 2011 dhe 2013 zgjodhi Barcelonën para Real Madrid. Oferta e pagës për yllin brazilian mësohet se vërtitet te 45 milionë euro në sezon, duke e përmirësuar me 9 milionë euro nga aktualja.

Kohëzgjatja e kontratës do të ishte prej 5 sezonesh, me një klauzolë rekord të ndërprerjes së saj. Neymar do të bëhej jo vetëm futbollisti më i shtrenjtë në botë, si është tashmë, pasi PSG ka paguar klauzolën 222 milionë euro për të, ndërkohë që do të arrinte në pagë Messin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?