FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perez kërkon të largojë Realin nga La Liga për Superligën Europiane

Në botën e futbollit rikthehet ideja e krijimit të Superligës Europiane që do të bashkojë klubet më të mira nga Italia, Franca, Spanja, Anglia dhe Gjermania. Këtë herë është Fiorentina Perez, i cili sipas New York Times, është takuar me Gianni Infantinon, numrin një të FIFA-s, duke i shpalosur idenë.

 

Numri një i Real Madrid po mendon seriozisht për të braktisur La Liga-n për t’u bërë pjesë e një kompeticioni me klubet më prestigjioze. Objektivi është që të bashkohen ekipet më të mëdha në një event që mund të gjenerojë shumë më tepër të ardhura se tani nga kampionati dhe Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ideja është që Superliga të krijohet në vitin 2024 dhe në të të ketë dy kategori, me nga 20 ekipe secila, ku të ketë ekipe që do të bien dhe ngjiten në bazë të rezultateve. Perez ka premtuar se klubet do të përfitojnë dyfishin e të ardhurave të tanishme që marrin nga kampionati apo eventet europiane. Gjithsesi skema nuk i ka pëlqyer aspak UEFA-s, që është kategorikisht kundër, duke e cilësuar si skemë egoiste. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?