Përkeqësohet gjendja e legjendës Pele, djali i tij publikon foto nga spitali
Familja e Pele ndodhet në spitalin “Albert Ajnshtajn” të San Paolos ku ish-sulmuesi është shtruar që prej datës 29 nëntor. Gjendja e Pele gjatë orëve të fundit është përkeqësuar dhe mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë por tashmë shpresat janë të pakta.
Pas vajzës, këtë herë është djali, Edinho, i cili ka publikuar një foto me një mesazh të qartë ku shkruan: “Babi, forca ime është jotja”.
Në foton e hedhur në rrjetet sociale, ai i shtrëngon dorën 82-vjeçarit, sëmundjen e të cilit është në fazë shumë të avancuar.
KOHA JONË SONDAZH

