FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasja me Ramos, Loris Karius kryen vizita të hollësishme në kokë

Pak ditë pas përplasjes me Sergio Ramos, portieri i Liverpool-it, Loris Karius i është nënshtruar një ekzaminimi neurologjik.

Portieri gjerman ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bërë një kontroll më të hollësishëm. Sipas “ESPN” vizita u zhvillua më 31 maj, me Liverpoolin që ai kishte frikë se Karius kishte pësuar një tronditje. Vizita është kryer nga Zafonte, specialist dhe ekspert në trajtimin e futbollistëve që vuajnë nga traumat në kokë.

Pas ekzaminimeve, Liverpool nuk ka zbuluar rezultatet e konsultimit çka nxjerr në pah se Karius nuk ka pësuar asnjë goditje gjatë atij momenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karius është cilësuar si fajtori kryesor në humbjen 3-1 që Liverpooli pësoi në finalen e Champions League përballë Realit të Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?