FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Persico: Të jesh e lidhur me futbollist të jep përfitime, për Georgina-n t’u them të vërtetën?

Michela Persico, modelja dhe e fejuara e mbrojtësit të Juventus-it, Daniele Rugani, ka folur për të ardhmen e partnerit dhe marrëdhënien me Georgina Rodriguez në një intervistë të dhënë për Piero Chiambretti-n.

“Shpresoj të mos transferohet te një skuadër tjetër. Jam integruar shumë mirë këtu. Në fillim e kam patur të vështirë, por tani na pëlqen të  bëjmë një jetë normale. Të shëtisim qetësisht nëpër qytet.

Duhet ta durosh dhe mbështesësh për karrierën e tij, sepse kjo e ndihmon në mënyrë indirekte. Nuk është e lehtë, duhet të jesh gjithmonë e përqendruar dhe ta motivosh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhëniet me WAGS-et e tjera? Nuk shoqërohemi shumë, por nuk është një zgjedhje e imja, jam ndier mirë edhe jashtë këtij ambienti. Georgina? Duhet të them të vërtetën? Është e vështirë ta frekuentosh. Ka stilin e saj, është wags-i i kampionit dhe, për rrjedhojë, është e vështirë t’i qëndrosh afër”, deklaroi Persico.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?