Pezullimi i kampionatit, Tirana organizon menjëherë miqësore me Korabin

Pas vendimit për pezullimin e Superiores, skuadrat e Superiores po mendojnë që në fundjavë të luajnë sfida miqësore. Klubi i Tiranës ka njoftuar në faqen zyrtare se të premten, në orën 14:00, në “Selman Stermasi” bardheblutë do të zhvillojnë një test miqësor me Korabin dhe të gjithë të apasionuarit e klubit kryeqytetas, që duan ta ndjekin nga afër skuadrën e zemrës, mund ta bëjnë falas, pasi dyert e stadiumit do të jenë të hapura.

Pezullimi i kampionatit, për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti, erdhi në një moment shumë pozitiv për Tiranën, që në 7 takimet e fundit në Superiore kishte arritur 4 fitore e 3 barazime, i fundit në derbi me Partizanin dhe me dominim në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?