FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Piatek do të marrë bonusin e parë nëse shënon në sfidën e radhës

Krzysztof Piatek është një hap larg nga bonusi i parë në eksperiencën te Milani, e cila mund të vijë që në duelin e radhës ndaj Atalantës në kampionat. Mesfushorit polak i ka mjaftuar një gjysmë muaji për të gjetur rrugën e rrjtës në 4 raste. Dopieta kundër Napolit në Kupën e Italisë dhe ndaj Romës dhe Cagliarit, e kanë shndërruar në futbollistin kryesor të kuqezinjve.

Piatek ka njohur edhe një rritje të madhe në rrogën vjetore, pasi nga 400 mijë euro, tani fiton 1.8 milionë euro. Nëse ai shënon golin e pestë, do të marrë edhe shpërblimin e parë, një shifër që nuk është zbuluar nga mediat italiane.

Milani beson shumë te sulmuesi polak, pasi përveç bonuseve të ndryshe nga golat, në kontratën që ka nënshkruar në janar, nuk ka vendosur asnjë klauzolë. Kontrata skadon më 30 qershor të vitit 2023, por klubi ka shumë besim te ai, ndaj dhe duket se nuk do të ketë probleme nga interesimet që mund të ketë nga klubet më të mëdha europiane. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?