Piatek: Dua të rikthej Milanin e madh, s’më pëlqejnë kopertinat

Krzysztof Piatek shpreson që të rikthejë Milanin e madh në kohërat më të mira, si disa vite më parë. 23-vjeçari ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje me kuqezinjtë dhe shpreson që të udhëheq ekipin e Gattusos për të zënë një vend një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për “Przeglad Sportowy”, Piatek kërkon që të mos jetë në qendër të vëmendjes për formën e jashtëzakonshme që po tregon.

“Nëse do të kisha të gjitha cilësitë që mediet po më atribuojnë, do të isha lojtari më i mirë në histori. Uroj shumë që ky Milan t’i rikthehet lavdisë falë kontributit tim dhe një ditë të jem vërtet i denjë për të gjitha krahasimet që po më bëjnë. Personalisht, mendoj se shumë prej titujve mediatikë janë të ekzagjeruar, mirëpres vetëm një pjesë të tyre. Sigurisht që jam i lumtur për golat që kam realizuar dhe ecurinë time, por jo për faktin se falë tyre kam gjetur edhe kopertinat.

Pasqueta? Është një lojtar me të cilin kuptohem shumë mirë dhe që disponon cilësi të mëdha teknike. Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj shkojmë mirë, mund të përmend emra të tillë si: Calhanoglu, Bakayoko, Paquetà, Kessie, Rodriguez dhe Borini.

Swiss Digital Desktop Reklama

U largova nga Polonia në çastin kur e ndjeva veten gati për të përballuar sfidat e reja në të gjitha aspektet, fizike, psikologjike dhe teknike. Mund ta kisha marrë edhe më parë këtë vendim, por nuk pendohem që e bëra një vit me vonesë. I dhashë vetes kohë për të qenë gati dhe i sigurt. Sa i takon përfaqësueses polake, ekziston një klimë shumë e mirë dhe për mua është kënaqësi puna me Lewandowskin dhe Milik, ndoshta edhe pse jemi sulmues me karakteristika të ndryshme”, deklaroi Piatek.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?