Piatek-Pasqueta, dyshja që rikujton Shevchenko-n dhe Kaka
Tifozët e Milanit kanë arsye që të buzëqeshin. Pas titullin kampion që mungon nga viti 2011, gjigantët italian rrezikonin që përjetonin një tjetër sezon të vështirë. Gjithsesi situata do të ndryshonte pas merkato së janarit, pasi tashmë dy blerjet e reja janë kthyer në “heronj”.
Krzysztof Piatek dhe Lucas Paqueta kanë rikthyer Milanin si në kohët e vjetra të shumë viteve më parë, kur kuqezinjtë shijonin trofe dhe suksese me Andriy Shevchenko dhe Kaka. Dyshja ikonike me sulmuesin ukrainas dhe teknikën brilante të brazilianit ndihmuan Milanin që të fitonte trofe të rëndësishëm në Europë dhe Itali. Talenti i tyre individual ishte i ndërthurur më së miri më pjesën tjetër të skuadrës.
Edhe tani lidhja speciale që po krijohet mes Piatek dhe Pasqueta, po sjellin një kontribut të rëndësishëm në kreativitet (raste) dhe në shënimin e golave. Ambientimi shumë i shpejt i tyre me kuqezinjtë, ka bërë që tifozët të ringjallin shpresat e së shkuarës. Sulmuesi polak po bën një paraqitje fantastike duke shënuar 7 gola në 6 ndeshje, duke u shndërruar në futbollistin më vendimtar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

