Piatek po i mahnit të gjithë, mbi të qëndron vetëm… Messi

Kristof Piatek është padyshim sulmuesi i momentit në futbollin europian.

Polaku i Milanit po shënon rregullisht me kuqezinjtë duke arritur shifra të jashtëzakonshme deri në këtë pikë të sezonit.

23-vjeçari ka mbërritur në kuotën e 26 golave në 27 ndeshje deri tani, me një mesatare prej 0,96 golash për ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më mirë se ai në Europë a bërë vetëm Lionel Messi: 30 gola në 31 ndeshje, mesatarja 0,97 gola për ndeshje!

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, sezoni është ende i gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë deri në fund.

E sigurt është se Milani ka bërë “bingo” me këtë futbollist.

https://twitter.com/TheMilanBible/status/1099060229575241731?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1099060229575241731&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq.al%2Fartikull%2F522412.html

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?