“Pijaneci” Sneijder në gjendje të dehur, dëmton një makinë të parkuar (VIDEO)

Wesley Sneijder këtë herë e ka tepruar vërtet. Fantazisti i cili luan te Al Gharafa (ekip në Katar) ishte protagonist i një episodi të pakëndshëm siç raportohet nga “Soccernews.nl”.

 

Në Utrecht, policia arrestoi 35-vjeçarin, i cili dëmtoi një makinë të parkuar, pasi ishte në gjendje të dehur. Në një video të shpërndarë në internet, ish-lojtari i Interit dhe Real Madridit hipën mbi makinë dhe godet xhamin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori, i cili disa muaj më parë u nda nga gruaja e tij Yolanthe Cabau, ka shkaktuar një dëm prej 6 mijë eurosh, teksa më pas ka pranuar që të dëmshpërblejë pronarin. Gjithçka u zgjidh me komunikim, edhe pse episodi do të mbetet në kujtesën e të gjithëve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?