Pioli: Derbi mundësi e mirë për t’u rikthyer te fitorja

Stefano Pioli ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të super sfidës kundër Interit, që do të luhet nesër në orën 20:45. Strategu e cilësoi si momentin e duhur për t’u kthyer te fitoret.

“Derbi është një mundësi, skuadra është gati dhe e vendosur për tu rikthyer te fitorja. Kemi punuar mirë këtë javë, i kam parë të gjithë lojtarët me shumë dëshirë për tu rikthyer te rezultatet pozitive.

Ndryshim skeme? Nuk e them. Me siguri do të ndryshoj diçka, pa harruar karakteristikat dhe cilësitë tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibrahimovic? Zlatan ka një rëndësi të madhe për ne. Është jashtë listës Champions sepse nuk kemi garanci për kohën e rikuperimit të tij”, tha Pioli.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?