Pioli: I kënaqur nga skuadra, por duhet të shënonim më shumë
Milani mori një fitore aspak të thjeshtë 2-1 në transfertën ndaj Salernitanës. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shfaqur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duhet të shënonim ndonjë gol më shumë për të vuajtur më pak. Por rinisja e kampionatit me një fitore mund të na ndihmojë sepse na presin javë shumë të ngarkuara. Mora përgjigjet që kërkoja dhe prisja, sepse e njoh këtë skuadër.
Ekipi u tregua i zoti në leximin e hapësirave, duke i gjetur mirë dhe duke krijuar shumë. Vuajtëm pak në fund të takimit, por të rinisnim kampionatin me një fitore ishte objektivi ynë në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Romës në fundjavë”, tha Pioli.
KOHA JONË SONDAZH

