Pioli: Ndaj Juventusit vlen më shumë se 3 pikë!

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli kërkon të harrohet sa më shpejt humbja e rëndë ndaj Chelsea-t dhe të rigjejnë suksesin ndaj Juventusit. Strategu i kuqezinjve e ka gati planin për të rikthyer buzëqeshjen te ekipi i tij.

“Në kampionat janë dy-tre ndeshje që peshojnë më shumë se 3 pikë. Ndeshja ndaj Juventusit ka një peshë specifike dhe është e rëndësishme. Duan të luftojnë për titullin, ashtu si ne. Do të tregojmë se jemi krejt ndryshe nga ndeshja e Championsit.

Ndeshja ndaj Chelsea-t tashmë është arkivuar, do ta rihapim si çështje të dielën në mëngjes. Nuk duhet të na mungojë vullneti dhe vendosmëria. Për Championsin duhet të ngremë nivelin e lojës, e dimë se çfarë duhet të përmirësojmë nga ndeshja e Londrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmtimet? Nuk ka ndonjë të re. Theo do të rikthehet, për pjesën tjetër nu ka ndonjë lajm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si e prisni Juven? Si zakonisht, do ta nisin të avancuar më pas do të tërhiqen. Nuk e di nëse do të luajnë të mbyllur. Duhet të jemi kompakt dhe të mos gabojmë në gjërat e thjeshta.

Allegri është një trajner i përgatitur. Ndaj tij kanë qenë gjithmonë ndeshje të bllokuara, por në ndeshje ka shumë situata. Duhet të kemi ritmin e duhur”, deklaroi Pioli. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?