Pioli: Sfidë e rëndësishme ndaj Atalantës, rikthehet Maignan

Milan-Atalanta të dielën në mbrëmje, është ndeshja më interesante e javës në Serie A. Trajneri i kuqezinjve, Pioli, konfirmoi rikthimin e Maignan, ndërkohë që e cilësoi si një duel interesant për renditjen.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse renditja për vendin e katërt është shumë e shkurtër. Pres një sfidë të vështirë sepse Atalanta është një skuadër fizike, e dueleve dhe kundërsulmeve.

Maignan do të nisë sfidën si titullar. Ai ishte portieri më i mirë sezonin e kaluar, bën mirë në shumë situata të ndryshme. Maignan nuk ka luajtur për pesë muaj, është mirë, por edhe atij do t’i duhet kohë për t’u rikthyer në nivelin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibrahimovic po bëhet gjithnjë e më mirë, Calabria dhe Bennacer nuk do të jenë të disponueshëm, por do të kthehen të mërkurën. Florenzi është rikthyer me skuadrën”, tha Pioli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?