Pirlo u diplomua me notën e dytë më të mirë, e kalon vetëm Thiago Motta
Andrea Pirlo u diplomua si trajneri me votën e dytë më të mirë në kursin e Covercianos, e cila është e vlefshme për licencën Uefa Pro.
Teza prej 30-faqesh e trajnerit të Juventusit me titull “Futbolli Im” mori një rezultat prej 107 pikësh nga 110. Më mirë se ai ka bërë vetëm ish-trajneri i Genoas, Thiago Motta me 108 pikë.
Një tezë e Pirlos që jep indikacione të qarta për idenë se si do të jetë si trajner ish-mesfushori i njohur: Topi duhet të mbahet sa më shumë kur sulmohet kundërshtari, të jesh agresiv për ta fituar kur humbet”. /R.Lika-Koha Jone/


KOHA JONË SONDAZH

