Pitana, arbitri që vendos drejtësi në ndeshjen hapëse të Botërorit

Argjentinasi Nestor Pitana do të arbitrojë ndeshjen e parë hapëse të Kupës së Botës, e programuar për t’u zhvilluar mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, në orën 17:00.

Ai do të asistohet nga Juan Pablo Bellati dhe Hernan Maidana, ndërkohë që braziliani Sandro Ricci do të jetë arbitri i katërt. Pitana është një nga gjyqtarët më me përvojë në amerikën-latine. Ai ka gjykuar Francë-Gjermani, çerekfinalen e Kupës së Botës 2014. Ai drejtoi edhe gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike në Rio, Gjermani-Nigeri si dhe gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave në vitin e kaluar, Gjermani-Meksikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të parë në historinë e Botërorit në “Rusi 2018” do të aplikohet edhe sistemi VAR (moviola për episodet më të rëndësishme). Në takimin takimin hapës në regjinë e VAR-it do të ulen italianët Massimiliano Irrati dhe Daniele Orsato, argjentinasi Mauro Vigliano dhe kiliani Carlos Astroza.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?