Pjetri “mesazh” administratorit të Vllaznisë: Bëj kujdes me blerjet!

Edhe pse nuk ka nisur punën si kryetari i ri i Bashkisë Shkodër, por tashmë Valdrin Pjetri ka treguar se çdo të ndodhë me Vllazninë. Në një prononcim për mediat lokale në Shkodër, ai ka qenë i qartë me mesazhin e tij për Suad Licin, për të cilin ka deklaruar se do të rishikohet pozicioni i tij. Gjithashtu tregon se objektivi madhor është privatizimi i klubit dhe në fund i tërheq veshin Licit për afrimet në këtë merkato vere.

 

“Administratori të jetë i kujdesshëm me blerjet që është duke bërë. Nuk është momenti për të bërë qokat në blerjet e lojtarëve që janë në rezervat e ekipeve. Ky është i vetmi mesazh që kam për administratorin. Vllaznia nuk është e atij, as e imja, por është e gjithë shkodranëve. Nuk është pronë dhe s’mund të bëhen qoka individuale me blerje skarco. Vllaznia është aset i shkodranëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orientimi do të jetë privatizimi i klubit. Duhet parë ligjërisht procedura. Nuk ndodh në ditën 0. Ka rreth 1 miliard borxhe. Për sa i përket pjesës së borxheve do të merret dikush tjetër. Do ta shohim në vazhdim. Për sa i përket lëvizjes së administratorit dhe drejtorit teknik, do ta shohim në vazhdim”, ka deklaruar Pjetri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?