“Plaku” Pandev shënon një gol spektakolar në Seria A (VIDEO)
Mosha ikën, por klasi mbetet. Goran Pandev mund të jetë 36 vjeç, por kjo nuk e pengon atë që të vijojë që të jetë protagonist në Seria A.
Bomberi i skuadrës së Genoas ka realizuar një gol fantastik në duelin ndaj Lecces, që po luhet aktualisht. Sulmuesi maqedonas përfitoi nga dalja e portierit kundërshtar, teksa me një veprim të shpejt e dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Në fundin e pjesës së parë ai fitoi edhe një penallti që u kthye në gol nga Criscito. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

