FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plani i çmendur i Juventusit, kërkon edhe yllin e mesfushës së Realit

Juventus kërkon të ndërtojë një mesfushë të frikshme për sezonin e ardhshëm. Skuadra bardhezi nuk ka mbyllur vetëm me Kulusevskin dhe Arthur, teksa plani i Sarrit është që të afrojë edhe një tjetër yll.

Jorginho qëndron në krye të listës së dëshirave të strategut italian, por Chelsea po bën rezistencë me Lampard. Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, tashmë kampionët e Italisë kanë shfaqur interes për yllin e Real Madridit, Toni Kroos. Ky i fundit i pëlqen shumë Sarrit, i cili dëshiron ta ketë në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.

Gjermani do të formonte një trinom fantastik me Arthur me Bentancur, duke rritur ndjeshëm kualitetin e skuadrës bardhezi, që ka vuajtur në këtë repart gjatë këtij sezoni. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?