Planifikohet një miqësore Shqipëri-Turqi, Duka: Ndeshja me Armeninë, vendimtare

Së shpejti mund të ketë një miqësore Shqipëri-Turqi, ndeshje që është planifikuar të luhet në vendin ton. Miqësoren për kuqezinjtë e drejtuar nga trajnerit Gianni De Biasi e paralajmëron ambasadori turk në vendin tonë, Hidejet Bajraktar. Ambasadori turk në Tiranë zhvilloi sot në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit një takim të shkurtër me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe më pas vizitoi muzeun e institucionit më të lartë të futbollit shqiptar. Sakaq, para kësaj miqësoreje Shqipëria është e fokusuar nga ndeshja eliminatore me Armeninë, që do të luhet më 29 mars në Elbasan. Për kuqezinjtë kjo do të jetë ndeshja e katërt eliminatore, pas fitores ë Portugali dhe barazimit 1-1 me Danimarkën, në Elbasan. Ndeshja e tretë në Beograd me Serbinë u ndërpre prej incidenteve dhe UEFA vendosi t’i japë rezultatin 0-3 në tavolinë ekipit serb, por kuqezinjtë shpresojnë që në mesin e muajit prill Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të anulojë vendimin dhe të rikthejë kuqezinjtë në udhën drejt kualifikimit historik. Fitorja me Armeninë, do të ishte ndoshta një fitore morali para se pretendimit për pikë ndaj Serbisë.

Ambasadori turk

Ambasadori turk në Shqipëri Hidajet Bajraktar u ndal fillimisht te qëllimi i takimit me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ku konfirmon se gjatë muajve të ardhshëm, Shqipëria mund të presë në një ndeshje miqësore Turqinë. – “Ekipi i Futbollit Shqiptar këto ndeshjet e fundit është paraqitur shumë mirë dhe ka pasur rezultate pozitive. Sigurisht qëllimi i vizitës time ishte forcimi i bashkëpunimit ekzistues mes dy federatave tona. Unë e mirëprita kërkesën e presidentit të federatës shqiptare për organizimin e një ndeshjeje miqësore këtu në Shqipëri, sivjet ose vitin tjetër. Urojmë që kjo të realizohet.” Më tej, ambasadori turk vuri theksin te arritjet e futbollit shqiptar dhe kombëtares kuqezi, duke nënvizuar se ai do të jetë tifozi më i ri i Kombëtares Shqiptare në çdo ndeshje që skuadra do të luajë në vendin tonë. – “Si i ftuar i presidentit të FSHF-së, por edhe si futbolldashës do të jem i pranishëm në ndeshjet e Kombëtares Shqiptare dhe sigurisht që do të bëj tifo për Shqipërinë,” – shprehet Bajraktar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka u përqendrua te ndeshja eleminatore e radhës, ndaj Armenisë, që do të luhet më 29 mars, në “Elbasan Arena”. Duka pranon se kjo ndeshje, e katërta në eliminatoret “Francë 2016” për kuqezinjtë e Gianni De Biasit ka një rëndësi të madhe për ecurinë e mëtejshme dhe objektivin e kombëtares sonë.  –“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e edicionit për mbarëvajtjen e ekipit tonë. Futbollistët tanë janë në formën maksimale dhe uroj që të jetë kështu deri në datën 29 mars, për të dalë nga fusha me rezultat pozitiv. Kemi vetëm një alternativë, fitorja,” – theksoi Duka.  Në fund presidenti i FSHF-së u ndal edhe te problematika që ka krijuar çështja e derbit të kryeqytetit, duke konfirmuar se Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushë të premten. Kjo ndeshje për shkak se stadiumi kombëtar nuk ishte gati në fund të muajit shkurt u postua të luhej më 12 mars. Por në të njëjtën ditë opozita shqiptare ka paralajmëruar një protestë ndaj edhe policia duke mos garantuar mbarëvajtjen e saj, u vendos që derbi të shtyhej sërish, për të luajtur përfundimisht më 13 mars, të premten, ora 19.00, në “Qemal Stafa”. – “Për ne dhe për klubet derbi duhej të luhej të enjten, por për arsye sigurie policia ka kërkuar që ndeshja të shtyhej 24 orë dhe ne e kemi pranuar kërkesën e Policisë së Shtetit,” – u shpreh presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?