Plas edhe në Vlorë, tifozët e Flamurtarit sulmojnë trajnerin Armando Cungu

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Vlorë mes Flamurtarit dhe Kukësit, një moment aspak i këndshëm ka ndodhur në hollin e stadiumit “Flamurtari”. Klubi vlonjate pas ndeshjes njoftoi se trajneri Ilir Daja nuk do jepte një prononcim për emisionin “Gol pas Goli”, por në fund administratori Idrizi vendosi që do fliste ai për të sqaruar situatën.

Në këtë moment, kur Idrizi po bëhej gati të fliste, disa tifozë të Flamurtarit, po prisnin tek dera e hyrjes së stadiumit, trajnerin e Kukësit, Armando Cungu, për ta ofenduar, si në gjithë takimin. Idrizi u largua nga intervista, për të shuar sherrin dhe grindjen që po ndodhte, dhe i kërkoi të ndaleshin e të lejonin trajnerin fitues të largohej i qetë. Idrizi i kërkoi tifozëve që të tregonin qytetari, dhe se incidentet apo sendet e hedhura në fushë, dëmtojnë vetëm Flamurtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?