Plas “grushti” në Kupën e Amerikës, Messi merr karton të kuq (VIDEO)
Edhe pse është një finale e vogël për vendin e tretë në Kupën e Amerikës, Argjentina dhe Kili po luftojnë sikur të jetë një finale Botërori. Sfida deri më tani është shumë e tensionuar, veçanërisht nga kilianët që e kanë humbur toruan.
Në minutën e 37-të pas një dyluftimi Lionel Messi dhe Gery Medel janë përplasur me trup me njëri-tjetrin. Edhe pse konflikti nisi nga mbrojtësi kilian, arbitri i ka ndëshkuar të dy me karton të kuq duke i larguar nga fusha. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

