FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plas keq tek Interi, Icardi jashtë listës së Europa League

Interi do të udhëtojë në Vjenë për t’u përballur me Rapidin në Europa League, por situata në klubin zikaltër nuk është aspak e mirë. Mauro Icardi jo vetëm nuk është më kapiten, por edhe është lënë jashtë listës së grumbullimeve për sfidën në Austri, e vlefshme për 1/16-at e E.League. Në listë nuk është as Skriniar, por ky i fundit, është një zgjedhje për ta lënë pushim.

Nuk ka vonuar komenti i motrës së Icardit, Ivana, e cila vazhdon luftën për Wanda Nara-n. Ajo ka shkruar një mesazh në Twitter, duke e cilësuar “Kronikë e një vdekje të parashkruar”.

“Vëllai im i shkretë, pse lejojnë këto gjëra… Këtu ekstravaganca nuk lejohet. Nëse do të kishte një person serioz pas krahëve që ta mbështeste dhe përkujdesesh për të, e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur”, ka shkruar motra e Wanda-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?