FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plas sërish dhuna në futbollin shqiptar, në Peqin sulmojnë me grushta arbitrin (VIDEO)

Dhunën në Shqipëri nuk e ndal as ligji i ri për sportin. Takimi i javës së 11-ë midis Shkumbinit dhe Dinamos është mbyllur në mënyrën më të shëmtuar teksa disa tifozë peqinas kanë zbritur në fushë kanë sulmuar me grushta gjyqtarit kryesor të sfidës Sokol Bebja.

Revoltimi erdhi për shkak të pretendimeve të skuadrës së Shkumbinit dhe tifozëve të tij në lidhje me gjykimin e Bebjas. Ai është nxjerrë me vështirësi jashtë stadiumit.

Takimi mes Shkumbinit dhe Dinamos ka qenë tepër i tensionuar dhe në fushë teksa janë marrë 3 kartona të kuq dhe plot 8 të verdhë. Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës çdo person që dhunon gjyqtarin apo çdo zyrtar tjetër të takimit dënohet me 1-3 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?