Plas te Tirana, Ahmataj jep dorëheqjen nga drejtimi i bardhebluve
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj është shfaqur shumë i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Skënderbeut. Ai deklaroi se është i pakënaqur me mënyrën se si skuadra pësoi gola dhe tha se i ka dorëzuar dorëheqjen presidentit Halili.
“Rezultati është një zhgënjim shumë i madh, por nuk mendoj se i falëm një pjesë loje. Pësuam në dy momente, ku ishim në superioritet numerik, ndaj më vjen keq që marrim gola të tillë, ashtu si nuk zgjidhim mirë situatat në sulm. Këto gjëra rregullohen, pro më vjen keq pasi këtu përpara se të fillosh punë, mendojnë të heqin trajnerin. Unë i kam paraqitur dorëheqjen presidentit Halili dhe nëse mendojnë se jam unë e keqja, nuk ka nevojë të më heqin, pasi largohem vetë. Më habit shumë mënyra se si i marrim golat.
Reagim emocional? Nuk ka lidhje me ndeshjen, por me atë që ndodh edhe jashtë fushe dhe kur gjërat lidhen bashkë, arrij në këtë konkluzion. Kemi punuar shumë me goditjet standarde, por sot nuk na funksionoi asnjëra prej tentativave. Vendi i punës nuk mbahet me zor, ndaj ose jemi të gjithë bashkë, ose nuk ia vlen të vazhdojmë më.
Nëse gjërat nuk rregullohen ashtu si duhet, atëherë nuk do të vazhdoj më. Ose e bëjmë punën si duhet, ose nuk ia vlen. Unë e dija situatën, por nuk e mendova kaq rëndë. Është në të mirë të skuadrës, që të ndryshojnë ujërat në të gjitha drejtimet”, deklaroi Ahmataj.
KOHA JONË SONDAZH

