Po bën xhiron e botës, penalltia më e çuditshme në histori (VIDEO)

Kjo penallti mund të futet në histori si një nga ekzekutimet më të pabesueshme. Tifozët dhe futbollistët gjatë ndeshjes mes Raynes Park Vale dhe Horley Toën, nuk i kanë besuar syve.

Raynes Park Vale kishte shansin për të shënuar nga pika e bardhë gjatë pjesës së parë. Seanan Mckillop shkoi për të ekzekutuar nga 11 metra, por askush nuk do ta besonte për atë që do të ndodhte më pas. Goditja e tij tronditi traversën dhe shkoi shumë lart, trajektorja e tij ishte e habitshme, pasi kur preku sërish tapetin shkoi drejt rrjetës, ndërkohë që portieri nuk arriti që ta kontrollonte.

Ky ekzekutim ka bërë xhiron në rrjetet sociale, ndërkohë që tifozët e kanë cilësuar si një ekzekutim nga një tjetër planet. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?