Po bën xhiron e botës, Van Dijk shpik një metodë të re për të ndalur sulmuesit (VIDEO)
Virgil van Dijk sezonin e kaluar ishte një ndër më të mirët në botë në rolin e tij, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt fitimit të Champions League. Mbrojtësi holandez njihet për mënyrën e tij të lojës shumë agresive ndaj kundërshtarëve, duke u dhënë shumë pak mundësi për të dribluar apo për të goditur.
Mbrëmjen e së mërkurës, Van Dijk, ka përdorur një metodë të re për të ndaluar një aksion shumë premtues. Moise Kean ishte në një pozicion të favorshëm përballë portierit, distanca ishte e atillë që nuk i lejonte asnjë mundësi ndërhyrje, ndaj dhe ai vendosi që të përdorte metodën për ta trembur duke i bërtitur.
Në fakt në fund funksionoi shumë mirë, pasi ish-talenti i Juventusit e dërgoi topin jashtë kuadratit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

